Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka ardhur me një falënderim dhe fjalë të mëdha për trajnerin Vladimir Petkovic, i cili u largua nga Përfaqësuesja e Zvicrës.
Drejtuesit e Zvicrës kanë konfirmuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Vladimir Petkovic, pas Euro 2020, pasi trajneri do ta marr drejtimin e klubit francez Bordeaux.
Largimi i trajnerit nga ekipi përfaqësues ka bërë që shumë tifozë dhe lojtar të reagojnë dhe njëri nga ta padyshim se është kapitenit Granit Xhaka, i cili nuk ka hezituar ta falënderoj për udhëtimin e pabesueshëm së bashku.
“Çfarë udhëtimi! Zotëri, unë vetëm dua të ju falënderoj për gjithçka. Ne bëmë historinë së bashku!”.
“Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm – faleminderit për gjithë punën tënde të palodhur, për mbështetjen tënde dhe për mënyrën sesi e ke formuar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish”.
“Ne nuk do ta harrojmë punën tuaj dhe ju urojmë të gjitha të mirat në Bordeaux”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Xhaka dhe Petkovic kanë pasur një marrëdhënie superiore mes vete, me shqiptarin që u bë kapiten i Zvicres nën urdhrat e trajnerit boshnjak. /Telegrafi/