Andrea Belotti ka folur në lidhje me idhujt e tij të sulmit.
Sulmuesi italian është rritur me mësimet nga Andriy Shevchenko, teksa tani mëson nga sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero.
“Idhulli im kur isha i ri ishte gjithmonë Shevchenko”, ka thënë Belotti për Corriere dello Sport, përcjell Telegrafi.
“Por, kohëve të fundit unë jam duke u përpjekur për të studiuar Agueron mbi të gjitha, sepse ai është i shkëlqyer”, përfundoi sulmuesi i talentuar italian.
Ndryshe, Belotti është duke treguar super formë në dy sezonet e fundit së Serie A me Torinon, ku deri më tani ka shënuar 20 gola nga 45 ndeshje. /Telegrafi/