Telegrafi

“Belotti do të luaj një ditë për Milanin”

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka sqaruar disa prapaskena të afatit kalimtar veror në lidhje me sulmuesit, Nikola Kalinic dhe Andrea Belottin.

Mirabelli ka theksuar se sulmuesi kroat, Kalinic ishte kërkesë e trajnerit Montella dhe për atë u transferua nga Milani, ndërsa sipas tij Belotti një ditë do të luaj për Rossonerët pasi është ëndërr fëmijërore e tij.

Lexo po ashtu Pruzzo: Milani i shpenzoi keq paratë e transferimeve

“Para nënshkrimit të një lojtari, duhet ta njihni mirë atë nga rrjeti i vëzhguesve dhe punën e bërë gjatë viteve, sepse nëse e bëjmë gabim, ne duam ta bëjmë atë me sytë tanë”, shpjegoi fillimisht Mirabelli për Radio Rossonera.

“Shumë punojnë me agjentë, por ne përpiqemi të shohim vetë lojtarët duke luajtur”.

Belotti me disa nga ikonat e Milanit

“Zakonisht ka një konfrontim të vazhdueshëm të ideve, kurrë nuk ka një trajner që thotë: Unë dua këtë lojtar dhe kjo është e gjitha. Është e vërtetë që Montellas i pëlqente Kalinici, për shembull”.

Kroati u transferua nga Fiorentina për 25 milionë euro pasi Milan e pa ofertën e tyre prej 70 milionë eurosh plus dy futbollistë të hedhet  poshtë për yllin e Torinos, Belotti.

Lexo po ashtu Torino refuzon 70 milionë euro dhe dy lojtarë të ofruar nga Milani për Belottin

“Nuk është sekret që ne kemi tentuar ta sjellim Belottin në Milano, por kjo ishte një lëvizje e vështirë për arsye të ndryshme”.

“Ai është një lojtar i fortë dhe një tifoz i Milanit, kjo është gjithashtu e njohur, kështu që ndoshta një ditë mund të vesh fanellën që ai ka ëndërruar që nga fëmijëria”, përfundoi drejtuesi i Milanit. /Telegrafi/