Manchester City janë skuadra e fundit që po interesohen për nënshkrimin e yllit të Torinos, sulmuesit Andrea Belotti.
23-vjeçari i talentuar italian ka shënuar një het-trik të pabesueshëm për vetëm shtatë minuta kundër Palermo këtë vikend, duke shënuar përgjithësisht 19 gola në 23 ndeshje të Serie A.
Paraqitjet e tij të ndriturat kanë bërë që Presidenti i klubit, Urbano Cairo, të theksoj se do t’ia rris Belottit klauzolën në 150 milionë euro, por në të vërtetë janë disa skuadra që janë të gatshme të paguajnë tarifën e nevojshme prej 100 milionë eurove këtë verë.
Klube të mëdha evropiane si Real Madridi, Bayern Munichu, Chelsea dhe Manchester United janë të gjitha duke shikuar mundësinë e transferimit të ‘vrasësit’ të zonës.
Megjithatë, thashethemet thonë se Manchester City janë bashkuar tashmë në garë për të kapur nënshkrimin e tij, transmeton Telegrafi.
Sipas Calciomercato.it, Belotti ka kapur vëmendjen e Pep Guardiolas, dhe me largimin e mundshëm të Sergio Aguero, një lëvizje për ‘gjelin’ italian do të ngjaj edhe më shpejt. /Telegrafi/