Andrea Belotti vazhdon të mbetet një futbollist i lirë pas largimit nga Torino.
Sulmuesi italian u largua si futbollist i lirë, pasi kontrata me Torinon i skadoi më 30 qershor të këtij viti dhe nuk pranoi rinovimin.
Përkundër që ka disa oferta të rëndësishme në tavolinë, Belotti ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.
Së fundmi në skenë ka dal emri i Borussia Dortmund që ka mbetur pa Sebastien Haller për një kohë të gjatë shkaku i operimit.
BVB ka kontaktuar agjentët e futbollistit për të pyetur rreth kushteve që ka sulmuesi italian.
Mediat në Itali dhe Gjermani kanë raportuar se palët kanë avancuar në negociata dhe mund të ketë një marrëveshje.
Interesim për Belottin kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Monaco, Roma, Monza dhe Napoli. /Telegrafi/