Site icon Telegrafi

Bellingham i tregoi Viniciusit se ku e dëshiron ta ketë pasimin – e pranoi 30 sekonda më vonë

Kylian Mbappe, Vinicius Jr dhe Jude Bellingham shënuan të gjithë për të mposhtur Atalantën në Ligën e Kampionëve të martën, por të paktën një nga këta gola erdhi vetëm për kohezionin e jashtëzakonshëm në ekip.

Ai gol ishte fitues i ndeshjes së Bellinghamit që arriti në minutën e 59-të të lojës, katër minuta pasi Vinicius kishte kaluar Madridin në avantazh 2-1.

Goli i Bellingham ishte një vepër e pastër arti, por asistimi i Vinicius meriton po aq lëvdata.

Një video që po bëhet virale tregon Bellinghamin duke i thënë Viniciusit se si e do topin mbi krye kur ai bën ato vrapime pas mbrojtjes kundërshtare.

30 sekonda më vonë, Vini lëshoi një asistim për Jude për t’i dhënë Real Madridit epërsinë 3-1 në lojë.

Ky gol nga Bellingham është i 6-ti i tij në sezon. Ndërkohë ishte asistimi i 9-të i sezonit për Viniciusin e pandalshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version