Ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham shkroi emrin e tij në librat e historisë së Ligës së Kampionëve të mërkurën me një gol të shkëlqyeshëm për ekipin e tij kundër Manchester City në ndeshjen kthyese çerekfinale.
17-vjeçari barazoi rezultatin e përgjithshëm në 2-2 në ndeshjen kthyese çerekfinale kur shënoi një gol të bukur në minutën e 15-të të ndeshjes.
Me këtë gol për skuadrën e Bundesligës, Bellingham ka rishkruar disa rekorde të kamotshme në Ligën e Kampionëve dhe te Dortmundi.
https://www.youtube.com/watch?v=nOHmM0uDe3E&ab_channel=SoccerHighlights
Bellingham bëri paraqitjen e tij të 10-të në këtë garë të mërkurën, në vetvete një arritje që kishte ndodhur më parë vetëm një herë nga një lojtar i moshës së tij.
Me 17 vjet dhe 289 ditë, ish-lojtari i Birmingham City u bashkua me Youri Tielemans si dy futbollistët që kanë arritur shifra të dyfishta në garë para ditëlindjes së tyre të 18-të.
Edhe më mirë ishte tek goli, pasi anglezi u bë lojtari i dytë më i ri që shënon gol në fazën e eliminimeve direkte në Ligën e Kampionëve.
17y 289d – Jude Bellingham is the second-youngest player to score in a UEFA Champions League knockout game, after Bojan for Barcelona against Schalke in April 2008 (17y 217d). Stage. pic.twitter.com/r2JuIUhcLQ
— OptaJoe (@OptaJoe) April 14, 2021
Vetëm Bojan Krkic, i cili shënoi për Barcelonën në moshën 17 vjeç dhe 217 ditë kundër Schalkes në vitin 2008, ka shënuar gol në një moshë më të re.
Bellingham gjithashtu u bë lojtari më i ri anglez ndonjëherë që shënon në këtë garë, duke zhvendosur Alex Oxlade-Chamberlain; ndërsa ai është gjithashtu futbollisti më i ri që shënon në Ligën e Kampionëve për Dortmundin. /Telegrafi/
⚫️🟡 Jude Bellingham = youngest Champions League goalscorer in Dortmund's history! 👏#UCL pic.twitter.com/0TlOnsOBEG
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 14, 2021
Jude Bellingham is the youngest Englishman to ever score a goal in the UEFA Champions League…
Built different. 🤯 pic.twitter.com/RKLUq0QJ4h
— Football on TNT Sports (@footballontnt) April 14, 2021