Mesfushori anglez, Jude Bellingham tashmë i ka bërë të qarta ndjenjat e tij pas raportimeve që lidhin Kylian Mbappen me një lëvizje te Real Madrid.
Gjatë sezoneve të fundit, superylli francez Mbappe shpesh është lidhur me një largim nga gjigantët e Ligue 1, Paris Saint Germain.
Në vitin 2022, u raportua gjerësisht se Mbappe ishte afër bashkimit me Real Madridin, por ai më pas bëri një kthesë të minutës së fundit për të nënshkruar një marrëveshje të re në Parc des Princes.
Me kontratën e tij të skaduar në fund të sezonit aktual, është raportuar se Mbappe do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Pas zhvillimit të fundit, francezi pritet gjerësisht të bëjë një lëvizje te gjigantët e La Ligës, Real Madridi gjatë verës.
Në qershor, gjatë prezantimit të tij në Madrid, Bellingham u pyet nëse Mbappe do t’i bashkohej atij në klubin mbretëror dhe ai nuk hezitoi t’i thotë disa fjalë.
“Nuk mund të komentoj vërtet, nuk e di situatën e tij. Sido që të jetë, e gjithë saga ime më ka mësuar se jo gjithçka që shihni është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Bellingham.
“Ai është një lojtar i madh, çfarëdo që ai zgjedh të bëjë, gjithë të mirat për të. A do të doja të luaja me një lojtar si Kylian Mbappe? Kush nuk do ta bënte?”, përfundoi ylli anglez.
Përveç Real Madridit, Mbappe është lidhur edhe me skuadrat e Ligës Premier, Arsenalin dhe Liverpoolin, si dhe Barcelonën në La Liga. /Telegrafi/