Telegrafi

Bellingham fshin reagimin në postimin që tregonte se ai po i bashkohej Liverpoolit

Jude Bellingham fshiu shpejt një postim në Twitter duke iu përgjigjur raportimeve që pretendonin se ai është në rrugën për t’iu bashkaur Liverpoolit.

Craig Hignett, i cili luajti për Middlesbrough, Blackburn dhe Leicester City tha se kthimi i Bellingham në futbollin anglez te The Reds ishte “pothuajse një dëshmi”.

“Mendoj se e kam dëgjuar mirë nga një burim dhe nuk mund të them se nga e kam dëgjuar, por me sa duket ai ka thënë se e do kalimin te Liverpooli”, deklaroi 51-vjeçari në BBC Radio Merseyside.

“Nuk është ende e sigurt nëse kjo ndodhë në janar apo në fund të sezonit, por mund të them se ëhstë pothuajse një dëshmi”.

Bellingham më pas u përgjigj duke rishpërndarë postimin e Four Four Two, aty ku ylli i Borussia Dortmund postoi një foto të tij duke qeshur për t’i bërë të ditur të gjithëve se çfarë bën ai për pretendimet e Hignett.

Bellingham e fshiu me shpejtësi postimin e tij në Twitter, por sigurisht në ditët e sotme, shumë ndjekës vepruan shpejt për ta ruajtur postimin, kështu që provat ekzistojnë ende.

18-vjeçari është një nga mesfushorët më të kërkuar në futbollin evropian për momentin, pasi ka shkëlqyer në Dortmund që kur u largua nga klubi i fëmijërisë Birmingham City vitin e kaluar. /Telegrafi/