Jude Bellingham u pyet nga mediat në lidhje me kalimin e mundshëm të Kylian Mbappes te Real Madridi.
Futbollisti anglez pranoi se nuk dëshiron të bëjë presion për këtë çështje, por megjithatë tha disa fjalë: “Cilin lojtar e njihni që nuk do të donte të luante me dikë aq të mirë sa ai?”.
“Do të jetë e vështirë për Mbappen që të gjithë të flasin gjithmonë për të, por, po, do të ishte shumë mirë”.
“Unë nuk e zgjedh atë dhe sigurisht nuk i mbyll nënshkrimet, por ju e dini, Kylian Mbappe kush është.
“Cilin lojtar e njihni që nuk do të dëshironte të luante me dikë aq të mirë sa unë nuk dua të bëj më shumë presion mbi situatën që po kalon, ndoshta është e vështirë për të gjithë që të flasin gjithmonë për të, por, po, do të ishte shumë mirë të luanim bashkë”, shtoi më tej Bellingham.
Mesfushori anglez foli edhe për finalen që Real Madridi e zhvillon ndaj Dortmundit më 1 qershor në Ligën e Kampionëve
“Është një lojë shumë e veçantë për mua dhe duhet të lëmë mënjanë emocionet. Ka qenë një sezon i mrekullueshëm”, deklaroi anglezi, i cili pranoi se nuk ka folur me asnjë ish-shok skuadre të Borussia Dortmundit: “Nuk kam folur me ta këtë javë. Kam folur me Jadon Sanchon shumë kohë më parë dhe i thashë se do të shiheshim atje”. /Telegrafi/