Site icon Telegrafi

Bellingham emëron momentin ikonik të Ronaldos si kujtimin e tij të preferuar të ndeshjeve El Clasico

Jude Bellingham ka zbuluar kujtimin e tij të preferuar të ndeshjeve El Clasico përpara ndeshjes së Real Madridit me Barcelonën këtë fundjavë.

Të shtunën, dy fuqitë e futbollit spanjoll do të përballen mes vete në El Clasicon e parë të sezonit të La Ligës.

Në fillim të ndeshjes, Real Madridi është në krye të tabelës së La Ligës me 25 pikë, Girona është e dyta me të njëjtat pikë dhe Barcelona është e treta, një pikë prapa liderit.

Lexo po ashtu Ancelotti ndan mendjen për formacionin titullarë në El Clasico – Camavinga i sakrifikuari

Përpara ndeshjes, superylli i ri i Real Madridit, Bellingham ka zbuluar kujtimin e tij të preferuar të El Clsicove mes dy klubeve më të mëdha në futbollin botëror.

Duke folur për median spanjolle RTVE, anglezi zgjodhi momentin ikonik të Cristiano Ronaldos, në të cilin portugezi i bëri shenjë turmës që të qetësohej pasi shënoi në Camp Nou.

“Unë gjithmonë do ta kujtoj Cristiano që shënoi një gol në Camp Nou dhe u kërkoi tifozëve të qetësoheshin”, ka thënë Bellingham.

Që kur iu bashkua klubit në verë, Bellingham ka bërë një fillim superior të sezonit si lojtar i Real Madridit.

Në 12 paraqitje në të gjitha garat, anglezi ka shënuar 11 gola dhe tre asistime. /Telegrafi/


Exit mobile version