Telegrafi

Bellew zbulon lutjen që ia bëri Hayes pak momente para hedhjes së peshqirit për dorëzimin e meçit

Tony Bellew ishte autori i të papriturës më të madhe në historinë moderne të boksit britanik, teksa fitoi ndaj ish-kampionit në kategorinë e peshave të rënda, David Haye.

Dyshja para meçit kishin sulmuan njëri-tjetrin me deklarata, gjërat kishin shkuar aq larg sa kishe ardhur edhe deri të përballja e tyre fizike në konferencën për media para duelit.

Lexo po ashtu Kalkulohen fitimet e para të Haye dhe Bellew nga meçi i mbrëmshëm në O2 Arena

Por, në ring gjërat dukeshin ndryshe, shumë më ndryshe, pasi mes tyre u vendos paqe që askush nuk e kuptonte nga erdhi.

Pas fitores Bellew zbulon se çfarë i ka kërkuar Hayet të bëjë momente para se trajneri i këtij të fundit të hidhëte peshqirin në ring.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga dueli Haye - Bellew

“Para dorëzimit të duelit iu afrova Davidit dhe i thash ‘Të lutëm ndalu. Nuk kam ardhur këtu të lëndoj njerëz’”.

“Ai tundi kokën dhe qeshi. Shikova Shane McGuigan (trajneri i Haye) dhe i thash ‘përfundoje’”.

“Ai ka mjekër të mirë. E di që ai ka thënë se do të më bënte për spital, por ai nuk ishte qëllimi im. Ai ka dy fëmijë dhe fëmijët kanë nevojë për baba”, ka thënë Bellew.

Vlen të theksohet se Haye u lëndua në nyjën e këmbës dhe kështu menjëherë pas duelit u dërgua me urgjencë në spitalin e Londrës dhe raportohet se karriera e tij është në rrezik. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Bellew: Sigurova të ardhmen e fëmijëve të mi, nuk më intereson fitorja