Tony Bellew është zotuar se do ta nokautojë David Hayen në rimeçin e sotëm (e shtunë).
“Dua të bëj kërdi. Dua të shkaktoj sakatim – e kam fjalën për sakatimin më të keq që mund ta shihni. Diçka më ndodh (në ring). Ndryshoj. Dua të shkaktoj dëm”.
“Betohem se kur të takohem me të (të shtunën), ai do të paguajë për secilën fjalë. Do ta shkatërroj. Dhe nuk do të ndalem. Do të marrë fund. Ai nuk e di se çfarë po e pret”.
“Unë e di se çfarë jam ën gjendje të bëj. Jam i tmerrshëm kur i vesh dorëzat e boksit”.
“I kam nxjerrë jashtë shumë shpesh parterët e stërvitjes në këtë kamp. I kam dridhur, i kam tronditur. Kam qenë i mprehtë dhe i egër”.
“Jua them tash, do ta nokautoj. Do ta mposht dhe do të jetë shumë keq. E di se nuk do të jetë gjë e këndshme. Dua që ky zemërim dhe tërbim të më largohet, por nuk po hiqet”, ka deklaruar Bellew para gazetarëve.
Meçi ndërmjet David Haye dhe Tony Bellew zhvillohet sonte (e shtunë) në O2 Arena të Londrës. /Telegrafi/