Telegrafi

Bellerin ndërron skuadër, por qëndron në Angli

Manchester City raportohet se është futur në garë për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin.

Sipas The Sun, trajneri i ri Pep Guardiola është duke ristrukturuar skuadrën e tij në Etihad.

Bellerin ka shijuar sezon të shkëlqyeshëm në Londër dhe po kërkohet nga Barcelona e Bayerni. Gjithsesi, ekipi i Guardiolas është futur në garë për mbrojtësin 21-vjeçar, kontrate e të cilit skadon më 2019, transmeton Koha.net.

Topçinjtë thuhet se nuk janë të hapur ta shesin lojtarin, edhe pse nuk dihen akoma ofertat e klubeve.