Hector Bellrin i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës që i fyejti tifozët e Arsenalit në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces.
Gunners ishin duke fituar 2-0, mirëpo ‘The Eagles’ e barazuan rezultatin në 2-2, e që më pas pasoi zëvendësimi i kapitenit të skuadrës nga Londra e veriut.
Unai Emery vendosi që ta largonte mesfushori shqiptar nga fusha, e që ky i fundit u acaruar, por jo aq shumë sa fyerjet që i bënë tifozët e Arsenalit.
We are all humans, we all have emotions, and sometimes it's not easy dealing with them. It's time to lift each other up, not to push each other away. We only win when we are together. #COYG pic.twitter.com/dkDI7M3xew
— Héctor Bellerín (@HectorBellerin) October 28, 2019
Xhaka filloi t’i fyente po ashtu tifozët e skuadrës së tij, mirëpo Bellerin i ka dhënë një mbështetje atij pas ndeshjes.
“Të gjithë jemi njerëz, kemi të gjithë emocione dhe nganjëherë është e vështirë që të ia dalim me to. Është koha që ta përkrahim njëri-tjetrin, jo t’i largojmë të gjithë. Ne vetëm fitojmë atëherë kur jemi së bashku”, ka shkruar spanjolli në llogarinë e tij në Twitter.
Trajneri i Arsenalit ka kërkuar nga Xhaka që të kërkojë falje, derisa mbetet të shihet nëse mesfushori do ta bëjë atë. /Telegrafi/