Telegrafi

Bella vjen me poza atraktive për magazinën ‘Vogue’

Bella Hadid Foto: Instagram/bellahadid

Ajo është ndër modelet më të popullarizuara në mbarë botën.

Puna në botën e botën e modelingut është mjaft e ngarkuar për Bella Hadid, e cila është tejet aktive.

Së fundmi modelja ka debutuar me një stil të ri të flokëve, pasi realizoi fotosesion për magazinën ‘Vogue’.

Imazhet ajo i ka ndarë në rrjetin social Instagram, ndërsa falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët.

Fustani i verdhë që mbante veshur ishte ekspozues, pasi i theksonte asaj tiparet më të formësuara trupore.

Postimi saj mori me mijëra pëlqime, përfshirë edhe komente që përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej. /Telegrafi/