Telegrafi

“Bella” titullohet kënga e re e Butrint Imerit që lansohet sot (Video)

Butrint Imeri ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do ta publikojë sot (e hënë).

Kënga mban titullin “Bella” dhe do të lansohet në orën 18:30.

Këngëtari e ka bërë njoftimin e me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Butrinti shfaqet duke kënduar në xhirimin e shkurtër që lë të kuptohet se do të jetë një këngë shumë e pëlqyeshme. /Telegrafi/