Site icon Telegrafi

Bella Thorne del pa sytjena me një trupore të tejdukshme teksa kthehet në set për projektin e ri

Ajo u nda nga i fejuari i saj Benjamin Mascolo muajin e kaluar pas një lidhjeje trevjeçare.

Por Bella Thorne u shfaq me humor të mirë të dielën teksa postoi një sërë fotosh të nxehta në llogarinë e saj në Instagram në setin e projektit të fundit.

24-vjeçarja kishte veshur një trupore të tejdukshme me detaje të prera, të kombinuara me një palë xhinse elegante me vija të kuqe.

Modelja vendosi dy gjerdan të veçantë argjendi për të kompletuar pamjen e saj magjepsëse duke tërhequr vëmendjen në dekoltenë e saj të bollshme.

Lexo po ashtu Ndahen Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo

Duke realizuar një sërë pozash të ndryshme, këngëtarja përpunoi këndet e saj më të mira për fotot ndërsa kishte një grim të bronztë.

Bella vendosi një koleksion byzylykësh të shkëlqyeshëm në krahë, ndërsa linte flokët voluminoze të binin mbi fytyrën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version