Telegrafi

Bella Hadid zgjedh fjalët më të ëmbla me rastin e ditëlindjes së Anwar

Bella dhe Anwar Hadid (Foto: Gettyimages/Guliver)

Pjesëtari i famshmes së njohur të Hadid, Anwar, gjatë ditës së djeshme ka festuar ditëlindjen e 21-të.

Me rastin e kësaj ditë të veçantë, figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë edhe familjen e tij kanë uruar në mënyrë të veçantë atë, shkruan Daily Mail.

Modelja e njohur, Bella Hadid, është njëra nga motrat e tij, që përmes rrjetit social Instagram, ka përçuar një mesazh mjaft të veçantë.

“Urime ditëlindjen për liderin dhe mbrojtësin tonë Anwar Hadid. Nëse nuk jam motra më krenare në botë, do të jem shumë e më shumë krenare çdo ditë. Ti je më i lezetshmi, zgjuari, kuriozi që kam njohur ndonjëherë”

“Me pasionin, simpatinë dhe dashurinë për njerëzit, e di që do ta ndryshosh botën, në rrugën e drejtë të historisë”, ka shkruar ajo.

Përmes një urimi të tillë, Bella ka bashkangjitur edhe një portret familjar dhe imazhe të ndryshme nga fëmijëria.

Po ashtu, edhe këngëtarja shqiptare dhe njëherësh e dashura e tij, Dua Lipa ka uruar modelin përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/