Modelja e njohur, Bella Hadid, është ndër më të njohurat anembanë botës.
Ajo për vite me radhë ka treguar sukses në profesionin e saj, duke u bërë figura kryesore e shumë revistave prestigjioze, shkruan The Sun.
Së fundmi ajo ka bashkëpunuar me ‘V Magazine’, derisa për paraqitjen e radhës Bella ka zgjedhur të vijë shumë më ndryshe.
Tërë trupi i saj ishte i lyer me një material ngjyrë hiri, kurse makijazhi në fytyrën e saj ishte tejet unik.
Flokët kësaj radhe i kishte të shkurtra, duke bërë që ajo mos të njihet nga mijëra mbështetësit e bukuroshes.
Por, çka mori më shumë vëmendje ishin pozat topless, ndërsa për shkak të modestisë ajo kishte mbajtur duart tek gjoksi.
Hadid ndër të tjera është akuzuar se është në përdorim të lëndëve narkotike, pasi edhe ishte shkëputur një kohë nga rrjetet sociale. /Telegrafi/