Bella Hadid vizitoi plazhin me miqtë e saj për të festuar ditëlindje e saj të 24-të.
Mbretëresha e rroba banjave Bella Hadid duket se po kalon ditëlindjen më të mirë të 24-të. Supermodelja i trajtoi miqtë e saj me një udhëtim tropikal dhe ka mbushur Instagramin e saj me fotografi të plazheve të mrekullueshme dhe veshjeve të adhurueshme të verës.
“Thjesht më lërë”, shkroi ajo në postimin e galerisë së fotografive, e cila përmbante dhjetë imazhe të Hadid ndëra pozonte në oqean e veshur me rroba banje “tie-dye” të kombinuara një palë syze dielli rozë dhe vathë rozë.
Ajo ka shërbyer si frymëzim për stilin në këtë udhëtim me rroba banjat e saj fantastike.
Ndër të tjera, Hadid ka argëtuar fansat me video në TikTok, përsëri e veshur me rroba banje “tie-dye” dhe shumë komentues e cilësuan si një nga të famshmet që di t’i përshtatet më së miri këtyre videove. /Telegrafi/