Telegrafi

Bella Hadid vaksinohet kundër COVID-19, pas mungesës në Met Gala

Bella Hadid vërtetoi se mori vaksinën COVID-19 pasi spekulimeve se ajo mungoi në Met Gala 2021, të hënën, për shkak të protokolleve të sigurisë së ngjarjes.

“Për këdo që është i shqetësuar “, ka shkruar në mbishkrimin e një InstaStory supermodelja, ku shihet teksa një infermiere i injektonte një vaksinë sot (e mërkurë), shkruan Page Six.

Motra e saj, Gigi Hadid, ishte e pranishme në Met Gala 2021 e veshur me “Prada”. Dyshja zakonisht marrin pjesë në ngjarje së bashku.

Foto: Bella Hadid/InstaStory

Të hënën, të gjithë personazheve të famshëm që morën pjesë në natën më të madhe të modës iu kërkua të ndiqnin udhëzimet e Muzeut Metropolitan të Artit,  të cilat janë në përputhje me mandatin e qytetit të New York-ut.

Lexo po ashtu Gigi Hadid veshi një fustan të bardhë gjatë paraqitjes në Met Gala 2021

Rregulloret thonë se të gjithë vizitorët e Met Gala duhet të sigurojnë dëshmi se kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19. Vizitorëve në gala gjithashtu iu kërkua të mbanin maska ​​brenda vendit kur ata nuk ishin duke pirë apo ngrënë.

Foto: GC Images

Rregullat u konsideruan shumë të rrepta edhe për Nicki Minaj, e cila zbuloi të hënën pasdite se ajo nuk do të merrte pjesë për shkak se nuk ishte vaksinuar.

Kjo rregullore u prit me shumë kritika në rrjetet sociale, duke spekuluar se kjo ishte arsyeja pse shumë emra të njohur nuk u bën pjesë e Met Gala. /Telegrafi/