Site icon Telegrafi

Bella Hadid u cilësua si mbretëresha e sfilatës së modës së Victoria’s Secret, pas rikthimit të shumëpritur

Bella Hadid bëri një paraqitje befasuese në pistën e 2024 të “Victoria’s Secret Fashion Show” të martën në mbrëmje.

Ylli i pistës 28-vjeçare, e cila është në lidhje me kaubojin Adan Banuelos, tregoi figurën e saj në formë me të brendshme të kuqe, të mbuluara me një pallto të madhe të kuqe leshi.

Hadid, motra e së cilës Gigi Hadid gjithashtu eci në spektaklin e rikthimit, buzëqeshi teksa u fut në pasarelë me taka të kuqe me rripa, shkruan DailyMail.

Ajo kërceu teksa Cher performonte këngën e saj hit të vitit 1998, “Believe”.

Shfaqja shënon rikthimin e dytë të Bella-s në pistë pas një pauze dyvjeçare nga modelingu.

Bukuroshja së fundmi ka ecur në sfilatën e veshjeve të grave në Saint Laurent Pranverë-Verë 2025 si pjesë e Javës së Modës në Paris.

Ishte shfaqja e saj e parë në pistë që nga tetori 2022. Dhe për herë të fundit ajo eci për “Victoria’s Secret” në 2018, që ishte shfaqja e fundit e markës.

Bella i tha më parë Allure në fund të prillit: “Pas 10 vitesh modelim kuptova se po investoja kaq shumë energji, dashuri dhe përpjekje për diçka që, në planin afatgjatë, nuk do të ma kthente domosdoshmërisht”.

Për rikthimin triumfues të së martës, supermodelja lëshoi flokët e saj të errët të shndritshëm.

Pasi e panë të dilte në skenë, fansat u mblodhën në rrjetet sociale për të lavdëruar kthimin e Bella-s në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version