Modelja Bella Hadid kurrë nuk ka frikë që të tregojë linjat e saj trupore.
Ajo ka vazhduar me paraqitjet e saj joshëse, teksa ka darkuar me miqt e saj në New York së fundmi.
Supermodelja tregoi trupin perfekt, teksa asaj i shihej pjesa nën gjoks për shkak të veshjes tejet provokative në një bluzë të zezë.
Krahas kësaj, ajo shfrytëzoi xhinset për t’u dukur më e përditshme, shkruan Telegrafi.
Bella Hadid ka pësuar një rritje të famës së fundmi pasi ka qenë edhe më aktive në skenën e modelimit. /Telegrafi/