Telegrafi

Bella Hadid tërheq vëmendjen pozat ku thekson barkun e sheshtë

Bella Hadid është ndër modelet që kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar.

24-vjeçarja jo vetëm që ka qenë pjesë e shumë kampanjave të firmave të njohura, por është munduar që të rrijë afër edhe fansave të saj, shkruan Daily Mail.

Kështu, një fotosesion i ri është ndarë nga bukuroshja në rrjetin social Instagram, teksa shihet duke pozuar për markën “Hugo Boss”.

Hadid shfaqej me një veshje unike, teksa pantallonat me bel të ulët I theksonin modeles barkun e sheshtë.

Krah saj ishte një model tjetër, me të cilin Bella rrinte tepët afër, ndërsa bënte lëvizje para kamerës.

Ndërkaq, bukuroshja brune në vazhdimësi po mban të azhurnuar 39.9 milionë ndjekësit e saj, të cilët po e komplimentojnë në çdo imazh. /Telegrafi/