Telegrafi

Bella Hadid do të ndihmojë të pastrehët në ditët e ftohta

(Foto: Instagram/bellahadid)

Një nga femrat më të bukura në botë, Bella Hadid, ka ngazëllyer publikun me një gjest human të cilin e ndau në profilin e saj në Instagram.

Pikërisht, bukuroshja vendosi të dhurojë rroba për të pastrehët si dhe për ata njerëz që nuk kanë para.

“Bora është e mrekullueshme, por çdo ditë, ndërsa bëhet më ftohtë, nuk mund të mos mendoj për njerëzit që nuk kanë një shtëpi këtë dimër. Ata ecin çdo mëngjes në dëborë pa batanije që u nevojitet, punëtorët në rrugë…”.

(Foto: Instagram/bellahadid)

“Unë gjithmonë mendoj për njerëzit që nuk kanë mundësi të kenë rroba të ngrohta, si edhe fëmijëve të tyre…, prindërve…”.

Lexo po ashtu Bella Hadid jep ide për një kombinim të bukur vjeshtor

“Në këtë vit të vështirë, shumë njerëz kanë humbur punën, shtëpitë, por mbi të gjitha kjo borë e mallkuar ua vështirëson situatën dhe u sjell pikëllim dhe dhe dekurajim”.

“Kontrollova nëpër dollapin tim dhe gjeta disa gjëra të ngrohta, xhaketa dhe pallto për t’i dërguar në The People’s Table New York, e cila do t’i marrë rrobat dhe do t’i shpërndajë nëpër qytet dhe do t’ua japë njerëzve që kanë nevojë për rroba. Unë do të vazhdoj t’i mbështes, sidomos gjatë dimrit ”, ka theksuar manekinia. /Telegrafi/