Bella Hadid, modelja më e njohur në mbarë botën, tashmë po pushon rrjetin.
Ajo është e angazhuar në fotosesione të ndryshme, ku së fundmi është duke pozuar për magazinën prestigjioze “Vogue”, shkruan Daily Mail.
24-vjeçarja në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, në të cilat shihej tejet tërheqëse.
Bella u pa me një fustan të kuq, që bënte t’i theksoheshin tiparet e mrekullueshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.
Por, ajo çka mori më shumë vëmendje është lëndimi i saj në gju, për të cilin nuk kishte folur në rrjet.
Flokët i kishte të stiluara lart kokës, kurse për të perfeksionuar edhe më shumë dukjen, i kishte shtuar një makijazh me ngjyra të lehta.
Kujtojmë se Hadid ka qenë edhe në Milano, ndërsa mahniti me ecjet në pistat e modës. /Telegrafi/