Site icon Telegrafi

Bella Hadid shpallet personaliteti i njohur me më shumë stil nga revista GQ

(Foto: AFP/Getty Images)

Revista e njohur, GQ, e ka shpallur modelen Bella Hadid si personalitetin e njohur që ka më së shumti stil.

Juria deklaroi se kjo modele e famshme është një “mjeshtre e stilit” dhe se “di t’i kombinojë në mënyrë të përsosur rrobat që zakonisht vishen nga meshkujt”.

Ajo mbajti sfilata për shtëpi të shumta luksoze të modës, duke përfshirë Bvlgari, Balenciaga, Dior e Versace. Muajin e kaluar pati një performancë mbresëlënëse në një sfilatë në Paris.

(Foto: AFP/Getty Images)

Gjegjësisht, ajo është shfaqur në pasarelë me të brendshme dhe dizajnerët kanë krijuar para publikut një fustan të bukur të bardhë të markës Copernia me ndihmën e një spërkatësi për të.

Si përkujtim, Bella u shpall femra më e bukur në botë në vitin 2019. Përmasat e fytyrës së saj në 94.35 për qind korrespondojnë me “raportin e artë”, një masë që përfaqëson përsosmërinë fizike. /Telegrafi/

Exit mobile version