Pasi qëndroi për një kohë në Paris për shkak të punës, tashmë ajo është kthyer në Amerikë.
Bëhet fjalë për modelen e njohur, Bella Hadid, e cila kohëve të fundit ka qenë tejet e zënë në botën e modelingut, shkruan Daily Mail.
24-vjeçarja tashmë është parë në New York City, derisa sytë e fansave të saj u drejtuan padyshim nga ajo.
Kjo vjen për shkak të stilit unik me të cilën u shfaq, duke bërë që t’I theksohen linjat e formësuara trupore.
Për shkak të pandemisë coronavirus, ajo u pa duke mbajtur maskë mbrojtëse, ndërsa edhe syzet e zeza i mbulonin mjaft shumë fytyrën.
Fotografitë e shkrepura janë bërë në aeroport, teksa shihej me çanta dhe valixhe. /Telegrafi/