Bella Hadid duket se po i kthehet jetës normale.
Të martën, 21 korrik, modelja postoi një fotografi në Instagram në të cilën thotë, “U ktheva në punë”.
Ajo ka veshur një robdishan të bardhë dhe po pozon siç duket brenda një makine. Bella përdori filtrin e miut me ngjyrë të verdhë, i cili shton veshët dhe mustaqet e neonit, qarqet e faqeve portokalli dhe qerpik voluminoz.
Është një ndryshim i madh nga mënyra se si ne e kemi parë Hadid të bëjë flokët e saj, ndërsa ishte karantinuar në shtëpi për muajt e fundit. Ajo është parë duke prerë vet balluket e saj.
Përndryshe pritet që Bella së shpejti të bëhet teze, pasi motra e saj Gigi është në pritje të fëmijës së parë. /Telegrafi/