Bella Hadid sot (e shtunë) është parë në rrugët e New York City.
24-vjeçarja si përherë ka marrë vëmendje të audiencës, përmes veshjes elegante që zgjodhi të vesh, shkruan Daily Mail.
Në pjesën e sipërme Bella u shfaq me një bluzë të gjelbër, që e kishte kombinuar me këpucë.
Buzëqeshja në fytyrën e saj nuk largohej asnjëherë, teksa paparacit zunë pozat më të mira derisa ecte.
Flokët i kishte të kapura lart kokës, ndërsa si zakonisht bukuroshja kishte vendosur shumë pak makijazh.
Puna në fushën e modelingut për të është tejet e ngarkuar kohëve të fundit, ndërsa është angazhuar në kampanjën e re të Michael Kors. /Telegrafi/