Modelja e njohur, Bella Hadid sapo është rikthyer nga pushimet e saj në New York, aty ku edhe festoi ditëlindjen.
24-vjeçarja ditë më parë është parë duke u shëtitur, ndërsa gjatë ditës së sotme (e diel) Bella ka dalë për të bërë testin për COVID-19, shkruan Daily Mail.
Derisa pandemia ende po përhapet, bukuroshja mbante një maskë mbrojtëse, ndërsa shihej nën shoqërinë e një vajze.
Bluzën e ngushtë më ngjyra të ndryshme ajo e ka përshtatur me një palë pantallona më të gjera, e perfeksionuan edhe më shumë dukjen e saj.
Pasi qëndroi në një vend më tropikal, modeles i është dashur që t’i nën shtrohet testit, për të shpëtuar nga vetizolimi.
Sidoqoftë kësaj, gjatë periudhës sa ishte duke festuar, në rrjete sociale shpërthenin imazhe provokuese nga ana e saj. /Telegrafi/