Ajo është nga më të rejat në industrinë e modës, por ka arritur që menjëherë të pushtojë faqet e para të revistave të modës.
Bella Hadid, e cila njihet si motra e vogël e super modeles Gigi, ka filluar karrierën e saj si modele, duke u pozicionuar kështu në faqen e parë të revistës “Vogue Paris”, ku është shfaqur pranë modeles tjetër Taylor Hill.
Kështu 19-vjeçarja, ka ndjekur hapat e motrës së saj të madhe Gigi, përderisa shfaqi figurën e saj marramendëse, në disa foto nudo bardh e zi.
Shumica e fotografive kanë qenë topless, në njërën nga ato, Bella shfaqet duke mbuluar gjoksin me disa lule./Telegrafi/