Ajo ka qenë shumë e kërkuar gjatë Javës së Modës në Paris, së bashku me motrën e saj, supermodelen Gigi Hadid.
Dhe Bella Hadid, 25-vjeçare, sigurisht që bëri që ta kthejnë të gjithë kokën kur doli në pistë për Stella McCartney, pasi u shfaq pa sytjena nën një kostum, të mbuluar me ca zbukurime.
Zeshkania dukej e mrekullueshme teksa bëri sfilatë me ansamblin mbresëlënës, duke e veshur vetëm me të brendshme poshtë.
Ajo mes tjerash i shtoi disa centimetra gjatësisë së saj me një palë taka të larta me rrjetë nudo.
Flokët e zeza të gjata i kishte lënë të lëshuara, ndërkohë që u shfaq tërësisht pa grim.
Motra e saj më e madhe, Gigi, u fotografua gjithashtu në shfaqje, por ajo kishte veshur diçka pak më pak të dukshme – pantallona lëkure me një xhaketë kaki të përshtatshme.
Bella këto ditë mori vëmendje meqë doli nudo në sfilatë dhe dizajnerët ia krijuan fustanin në mes të skenës.
Teknika e spërkatjes u zhvillua nga Fabrican, një kompani e themeluar nga stilisti dhe shkencëtari spanjoll Manel Torres. /Telegrafi/