Bella Hadid ndodhet në Romë. Modelja ka shkuar për të vizituar kryeqytetin e Italisë dhe këtë gjë e ka bërë të ditur nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram.
Dihet se 20-vjeçarja është shumë entuziaste kohët e fundit, pasi realizoi një nga ëndrrat e saj më të mëdha e që ishte të bëhej pjesë e sfilatës së “Victoria’s Secret”.
Po përpara se të përgatitej për sfilatën e njohur të të brendshmeve, modeles i duhet të realizojë disa sete fotografike.
Bella ndodhet në Romë dhe është gati të pozojë para fotografëve italianë. /TCH/Telegrafi/