Site icon Telegrafi

Bella Hadid shfaq fizikun e formësuar ndërsa shijon kohën në Milano

Ajo së fundmi ka qenë duke udhëtuar në vende të ndryshme për punët në fushën e modelingut.

Dhe Bella Hadid tashmë është parë në sfiatën e “Versace’s Fashion Show Week”, ku mori vëmendje të madhe të fansave, shkruan Daily Mail.

Por, përpos kësaj ajo po shihet edhe duke shijuar shëtitjet në Milano, ndërsa po shfaqet me veshje plot stil.

Sot (e shtunë) Bella u fotografua nga paparacit, teksa në rend të parë është vënë fiziku i saj i formësuar.

Veshja e bukuroshes brune ishte më e gjerë se zakonisht, ndërsa për shkak të pandemisë ajo kishte të vënë një maskë mbrojtëse.

Aksesorët assesi nuk munguan në këtë paraqitje, derisa zgjodhi një palë syze me ngjyrë kafe që i shkonin tej mase. /Telegrafi/

Exit mobile version