Bella Hadid duket fenomenale teksa tregon linjat e saj trupore në një fushatë të re reklamuese të modës për Chrome Hearts.
Bukuroshja 21 vjeçare i është bashkuar modelit Jordan Barrett si fytyra të fushatës së re reklamuese dhe është zhveshur me të në pjesën lart për të promovuar xhinset në pjesën e poshtme.
Në imazhet bardh e zi, motra zeshkane Hadid mbulon gjoksin e saj ose duke përqafuar modelin australian, ose duke u fshehur në trupin e tij.
Brendi i veshjeve sjellë “kiminë” mes modelëve në këtë fushatë reklamuese klasike.
Bella duket e përkryer teksa shikon poshtë në njërën fotografi, teksa në imazhin tjetër ajo shihet e ulur në mes të këmbëve të modelit duke pushuar në gjunjt e tij.
Më pas bukuroshja shfaqet e mbuluar me peshqir teksa shfaqë qaforen e saj nga diamanti.
“Ajo është një prej pak njerëzve për të cilët bëhem agresive. Ajo më bën krenare. Do të bëja gjithçka për të”, u shpreh kohë më parë Gigi për motrën e saj Bellan.
Bella ka qenë në syrin e publikut pasi ishte ndarë nga ish i dashuri i saj, The Weeknd, në nëntor të vitit 2016.
Thuhet se Bella ka qenë vazhdimisht në kontakt me ish të dashurin e saj, por duke qenë vetëm miq. /Telegrafi/