Site icon Telegrafi

Bella Hadid pozon ‘topless’ dhe pa makijazh, nxit reagim të fansave në Instagram

Bella Hadid thuajse i zbuloi të gjitha të shtunën (26 nëntor) kur pozoi ‘topless’ në rrjetet sociale.

Modelja, 26 vjeçe, qëndronte para dollapit të saj sikur të kërkonte diçka për të veshur, ndërsa u pa me një minifund me ngjyrë të zezë dhe një kapele të bardhë leshi.

Modelja e kopertinave la flokët në gërsheta që i rridhnin poshtë shpinës, të cilat më vonë u stiluan rreth shpatullave dhe më pas i lidhi si rrip në bel. Duart e saj ishin vendosur në mënyrë strategjike përgjatë gjoksit të saj.

Bella iu drejtuar 56.4 milionë fansat e saj për t’i njoftuar për koleksionin e saj të ri “About You”, duke shkruar “Koleksioni im About You, online tani”.

Koleksioni përfshin një shumëllojshmëri artikujsh që përfshijnë pulovra, këmisha, veshje pune dhe madje disa pantallona lëkure dhe një pallto.

Përhapja e fotografisë mori reagime të ndryshme me disa fansa që e pëlqyen dhe të tjerë u ankuan për shfaqjen e tepruar.

Shumë fansa kanë bërë komente të tilla si ‘e bukur,’ absolutisht e pëlqen këtë koleksion’ dhe ‘shumë e lezetshme!’.

Megjithatë, disa fansa që shkruanin në arabisht u tronditën nga zhveshja e modeles dhe komentet e tyre të përkthyera përfshinin komente si, ‘Mbulohu vajzën’. /Telegrafi/

Exit mobile version