Telegrafi

Bella Hadid pozon me gjoksin zbuluar në rrjetet sociale

Foto: Getty Images

Modelja e njohur Bella Hadid numëron jo më pak se 17.5 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Shpesh ajo publikon imazhe të ndryshme nga jeta dhe përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë që realizon për reklamat, me profesionin e saj si blogere.

Së fundmi, Hadid ka ndarë me fansat disa imazhe mjaft ‘të nxehta’, ku shfaqet duke pozuar në një material të zi dhe transparent, pa reçipeta.

Lexo po ashtu Bella Hadid nuk është ribashkuar me The Weeknd, ajo është ngatërruar me një femër tjetër

Fotografitë në fjalë vinin në pah gjoksin e modeles, pjesë të cilën ajo më pas është munduar ta censurojë duke e bërë më të turbullt me efektet e kamerës.

“10 pikë nëse mund të më kapësh mua”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive.

Ndryshe, Bella ka marrë shumë komplimente nga fansat e saj më të zjarrtë, gjersa nuk kanë munguar edhe kritikat, disa prej të cilave adresoheshin në faktin se fotografitë ishin tepër provokuese për t’u publikuar në rrjetin social, Instagram. /Telegrafi/