Kohëve të fundit kanë qenë të shumtë personazhet e famshme botërore që janë solidarizuar me njerëzit me ngjyrë që pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd.
Pas Rihannas që javë më parë nxori në shitje një fustan të sajin përmes markës me qendër në Londër ASAI, një veprim të tillë e ka bërë edhe supermodelja Bella Hadid.
Kjo e fundit ka vendosur të marrë pjesë në ankandin “Mënyra se si vishemi”, duke nxjerrë në shitje një palë çizme që kushtojnë hiç më pak se dhjetë mijë dollarë.
“Disa muaj më parë @edëard_enninful dhe ekipi në @britishvogue kërkuan nga ne të dhuronim një nga artikujt më të dashur në ankand për këtë @naacp dhe @nhscharitiestogether. Sigurisht që menjëherë thashë po, dhe i dërgova Edëard një fotografi të çizmeve të mia të preferuara”.
“I vesha këto çizme ndërsa po filmoja fushatën ‘Miu Miu’ 2020 në Barcelonë dhe minutën që i hoqa, e dija se duhej të shiteshin për një kauzë të mirë pasi janë shumë të veçanta”, ka thënë Hadid në mesin e shumë gjërave.
Nisma e yjeve ka nisur javë më parë menjëherë pas vdekjes së 46-vjeçarit, të cilin e vrau polici Derek Chauvin duke ia vendosur gjurin në qafë për afro tetë minuta. /Telegrafi/