Ajo bëri debutimin e saj në “Victoria’s Secret” në vitin 2016.
Dhe të hënën (8 nëntor), Bella Hadid , 25 vjeç, nisi sezonin festiv me një stil të vrullshëm, ndërsa pozoi për fushatën më të re të Krishtlindjeve të markës së të brendshmeve .
Supermodelja i ngriti temperaturat teksa pozoi në një palë sytjena me dantella të kuqe dhe me funde të ngjashme, me një kampanjë të re promovuese për “Victoria’s Secret”.
Xhirimet me temën e Krishtlindjeve shfaqin Bella si “Alice in Wonderland” duke pozuar me një fund gjigant prej tyli dhe çizme me taka të larta.
Mbretëresha e pasarelës mund të shihet duke u shtrirë në një divan i vendosur në pyll, ndërsa ajo thekson figurën e saj të përkryer fizike, shkruan DailyMail.
Bella dukej më në formë se kurrë më parë në fushatën e Krishtlindjeve ‘Mad For Plaid’ që shënon rikthimin e saj në markën e famshme.
Fushata vjen pas pretendimeve se ajo nuk ndihej e sigurt kur ecte në shfaqjet e tyre në vitin 2019.
Shfaqja vjetore e modës e “Victoria’s Secret 2019” u anulua pas reagimeve të vazhdueshme për mungesën e diversitetit që rezultoi në rënie të shifrave të shitjeve.
Në një përpjekje të fundit për të rikthyer imazhin e markës në qershor, gjiganti i të brendshmeve njoftoi emrat e tij të ri ‘të larmishëm’ të përfaqësueseve, i cili përfshin Priyanka Chopra Jonas dhe Megan Rapinoe.
Tradicionalisht, marka është promovuar nga një listë e supermodeleve të profilit të lartë, që njihen ndryshe edhe si ‘Engjëjt’ e “Victoria’s Secret”. /Telegrafi/