Ajo është një nga top modelet në botë, ndërsa po vazhdon në hapat e njëjtë sikurse të motrës dhe nënës së saj.
Fjala është për Bella Hadid, e cila ka ‘pushtuar’ pistat e modës, ndërsa konsiderohet si personazhi më me famë, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja së fundmi në një postim në rrjetin social Instagram ka mahnitur fansat me dukjen, teksa ka ekspozuar më shumë nga trupi i saj.
E veshur me të brendshme nga linja e këngëtares Rihanna, “Sevage X Fenty”, ajo ka theksuar linjat e formësuara trupore.
Krejt kësaj dukje ekstravange Bella i ka shtuar edhe disa aksesorë, derisa në qafë dhe në dorë mbante lidhëse nga diamanti.
Flokët brune i kishte të stiluara në mënyrë mjaft të veçantë, gjysmën prej tyre të lidhura e gjysmën të bëra kaçurrele.
Theksojmë se ajo së fundmi ka realizuar edhe fotosesione të tjera për fushtën e re të ‘Versace’. /Telegrafi/