Site icon Telegrafi

Bella Hadid: Në industrinë e modës, me rëndësi është gjendja psikologjike

Në një intervistë të kohëve të fundit me Vogue, Bella Hadid, zbuloi se ndihej më mirë se kurrë dhe se gjendja e saj mendore ishte shumë e rëndësishme.

Modelja e famshme iu përgjigj 73 pyetjeve të revistës së mirënjohur duke ecur nëpër një fermë me kuaj.

Intervista filloi me përshkrimin e karrierës si kalorëse, ku tregoi se tash e dhjetë vjet merret me kalërim.

“Jam e lumtur me jetën. Me rëndësi në profesionin e modës është të jesh e fortë psiqikisht”, tha bukuroshja palestineze.

Bella më parë kishte qenë një objektiv kritikash pasi kishte publikuar fotografi në rrjetet sociale dhe pamjet që tregonin se sa e hollë ishte dhe kjo kishte një efekt të rëndësishëm në gjendjen e saj psikologjike.

Lexo po ashtu Bella Hadid shpallet femra më joshëse e vitit 2018

“Është vërtet e trishtueshme. Është e vetë-pranim, është e dobët, është industria që ka standarde të përafërta dhe të neveritshme të bukurisë”, shkroi një nga përdoruesit e Instagramit.

Ndryshe, në videon që ka regjistruar duket krejtësisht normale dhe e kënaqur me jetën sentimentale. /Telegrafi/

Exit mobile version