Është një zgjedhje ideale dhe nuk keni nevojë të bëni asnjë përpjekje
Manekinia Bela Hadid, që nga fillimi i lidhjes me kalorësin profesionist Adan Banuelos, e ka kthyer stilin e saj në anën e kaubojit.
Duke qenë se ajo ka hipur në kuaj që në moshë të vogël, ky lloj stili i vjen natyrshëm, pa asnjë surprizë. Dhe duhet ta pranojmë se asaj i rri mirë.
Në Los-Angeles, Bella ka vazhduar gatishmërinë e saj për estetikën rodeo. Ndonëse kësaj radhe veshja e saj zbulonte më shumë – ishte më seksi, e veç kësaj e gjitha ishte në materialin e pantallonave të saj, transmeton Telegrafi.
E stilizuar me një fanellë të bardhë që i nxirrte në pah stomakun, manekinia veshi xhinse në formë zileje me rrip ngjyrë konjaku dhe çizme me taka katrore.
Ajo e kompletoi dukjen me një xhaketë xhins motorike, me etiketa të qepura në mëngë, të cilat i fiksoi me një buton (Kristen Stewart është një mbështetëse e një stili të tillë dhe ndoshta do të bëhet trend mes të famshmëve).
Gjithashtu, veshja e xhinseve nga koka te këmbët është trendi numër një për pranverën dhe Bella Hadid sapo dëshmoi edhe një herë se është edhe përkrahësja numër një.
/Telegrafi/