Telegrafi

Bella Hadid mohon të jetë nën ndikimin e lëndëve narkotike – Tregon arsyen e largimit nga rrjetet sociale

Bella Hadid Foto: Instagram/bellahadid

Modelja e njohur, Bella Hadid, gjatë ditës së djeshme (e enjte) ka mohuar se është nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Një gjë e tillë erdhi pas një postimi në rrjetin social Instagram, ditë pasi ajo kishte vendosur të pauzojë së publikuari imazhe, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja në  një fotografi kishte grumbulluar disa kristale, duke vënë në përshkrim një mesazh mjaft interesant.

Bella kishte shkruar se është më shumë instrument i paqes dhe dashurisë, duke hedhur poshtë spekulimet rreth saj.

“Pata nevojë që të largohem [nga rrjetet sociale] për të reflektuar dhe të mësojë më shumë për veten time, do të ishte shumë ta sqaroja në këto momente”, u shpreh ajo.

Ndonëse ajo qëndroi larg kamerave, thuhet se Hadid kohën më të shumtë e kaloi duke kalëruar, rutinë kjo familjare e saj. /Telegrafi/