Bella Hadid është njëra nga personazhet më me famë në fushën e modelingut.
Ajo tash e sa vite është bërë pjesë e shumë brendeve të njohura të veshjeve, duke u renditur edhe një ndër modelet më të paguara, shkruan The Sun.
23-vjeçarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka dëshmuar edhe njëherë se di të lë gojëhapur të gjithë ndjekësit e saj.
E shtrirë në një gomardare, Bella ka lënë pak vend për imagjinatë, ndërsa ka vënë në pah asetet e formësuara.
Bukuroshja brune kishte vendosur që të merrte pak rreze dielli nga pishina në shtëpinë e nënës së saj, Yolanda Hadid.
Por, përveç figurave trupore të saj, ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte edhe dukja e saj pa grim.
Kohëve të fundit bukuroshja brune ka qenë mjaft e përfolur për aktivitetin e saj kundër racizmit, ku përmes veshjeve kishte dhuruar donacione. /Telegrafi/