Telegrafi

Bella Hadid lë pak vend për imagjinatë në paraqitjen e saj në MTV VMA 2020

Modelja e njohur amerikane, Bella Hadid, është shfaqur në mbrëmjen e MTV VMA së bashku me ish të dashurin e saj.

Në rrjete sociale është duke u përfolur se dyshja janë ribashkuar, pas disa shkëputjeve që kishin pasur, shkruan Daily Mail.

Gjatë kalimit në tapetin e kuq, Bella ka marrë vëmendje të madhe përmes paraqitjes së saj në fustanin e zi.

Kësaj radhe ajo ka lënë pak vend për imagjinatë, pasi në pjesën sipërme materiali ishte transparent, çka i zbulonte asaj më shumë nga trupi saj.

Ajo e plotësoi pjesën e sipërme me disa pantallona të gjera të zeza me bel të lartë dhe një palë stiletë me rripa të zinj me detaje të argjendta.

Bukuroshja nuk e ka lënë pa i postuar imazhet nga mbrëmja edhe në rrjete sociale, të cilat morën pëlqime të shumta. /Telegrafi/