Telegrafi

Bella Hadid kërkon falje pasi u akuzua për racizëm ndaj Lindjes së Mesme

Bella Hadid (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Supermodelja Bella Hadid u kërkoi falje fansave, të cilët u ofenduan nga një postim i fundit i saj i publikuar në rrjetet sociale.

Polemika filloi kur 22-vjeçarja postoi një fotografi në Instagram duke shfaqur këpucën e saj në një dritare të aeroportit. Përballë dukeshin aeroplanë nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndjekësit ishin të pakënaqur nga ky imazh pasi këmbët e saj u pozicionuan drejt flamujve, pikërisht në bishtin e aeroplanëve, gjë që thuhet se modelja nuk e respekton kulturën arabe, derisa u nxitën edhe për ‘hashtag’ me përshkrimin se ‘Bella është raciste’.

Bella Hadid (Foto: Bella Hadid/Instagram)

Disa përdorues të Twitterit gjithashtu bënë thirrje për kompanitë që punojnë me Hadid, si Dior dhe Calvin Klein, për të ndaluar përdorimin e saj në fushatat e tyre.

Kështu, Hadid u kërkoi falje në gjuhën angleze dhe atë arabe duke thënë se nuk ka të ‘bëjë asgjë me politikën’ dhe se ky ishte vetëm një gabim i sinqertë i saj në një mëngjes të hershëm.

“Jam duke e postuar këtë për t’i qartësuar disa gjëra që më kanë prekur në zemër”, ka shkruar Hadid në Instagram.

“Për fillim, unë kurrë nuk dëshirojë që postimet e mia të kthehen në urrejtje. Unë i dua dhe kujdesem tejet shumë për myslimanët dhe arabët, për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia në gjithë botën. Jo vetëm pasi kam respekt të madh prej zemrës, gjithmonë kam provuar të qëndroj drejt, sidomos për Lindjen e Mesme”, shkruan ndër të tjerash Bella, e cila ka origjinë palestineze nga babai. /Telegrafi/

Bella Hadid (Instagram)