Ajo këtë vikend e shfrytëzoi së bashku me familjen e saj jashtë shtëpisë.
Kështu, modelja e njohur, Bella Hadid, pati rastin që të realizoj edhe imazhe atraktive për t’i ndarë me fansat, shkruan Daily Mail.
24-vjeçarja është parë së bashku me nënën e saj derisa skijonin në borë, ndërsa shihej tejet e buzëqeshur.
Imazhe të tjera ajo i kishte realizuar edhe në një motoçikletë, derisa nuk la pa vënë në fokus tiparet e bukurisë.
Bella kësaj radhe zgjodhi një veshje praktike, kurse nuk kishte përdorur pare makijazh për këtë paraqitje.
Videot interesante zunë vend në profilin e saj, ku në njërën prej tyre ajo shihej duke rrëshqitur e vetme.
Kujtojmë se Hadid është ndër modelet më me emër në botën e modelingut, ndërsa suksesi saj është i padiskutueshëm. /Telegrafi/