Telegrafi

Bella Hadid ka shfrytëzuar shumë “Photoshopin” në koleksionin e ri të Versace?

Bella Hadid u paraqiti së fundi në koleksionin e veshjeve për vjeshtë/dimër të markës, “Versace”dhe të gjithë thonë se ajo nuk është origjinale.

Në sanduiç midis Stella Maxwellit dhe Joa Knor Belas, nuk po njihet modelja amerikane me prejardhje palestineze, shkruan portali “Business Insider”.

Bela kishte veshur një fustan të verdhë në formë të arit, dhe sipas komenteve, imazhet janë shumë të përpunuara.

“A jeni në të gjitha fotot?”, “Nëse kjo është Bela, atëherë është e panjohshme”, “Ju nuk keni nevojë për aq shumë Photoshop” … ishin vetëm disa nga komentet që nuk janë shumë komode për modelen.

Shumë prej tyre kanë thënë se në këto foto ajo duket më shumë si motra e saj Gigi, e cila është gjithashtu modele e njohur.

Ndryshe, Hadid është një prej modelet më së shumti e angazhuan në botën e modës. /Telegrafi/